Arroganca e deputetes së VV-së, i drejtohet gazetarit: A punoni ju në Gjykatën Kushtetuese?
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i është qasur me arrogancë një gazetari.
E ka pyetur nëse punon në Gjykatën Kushtetuese.
“Ju punoni në Gjykatën Kushetuese, që e dini çfarë do të thotë Gjykata?”, tha ajo.
Deputetja e VV-së e akuzoi opozitën.
“17 herë radhazi, opozita refuzon të marrë pjesë në votim, me arsyetimin se problemi është tek Albulena Haxhiu. Ndërkohë që po të kishte qenë ky problemi, ata do ta kishin bërë të mundur votimin e komisionit. Ne mbesim pa një përgjigje të Gjykatës Kushtetuese se si duhet të vazhdojnë deputetët. Po presim përgjigjen, për të na treguar si të vazhdojmë tutje”, tha ajo.