Arrestohet një person në Viti, dyshohet se dhunoi një të mitur
Është arrestuar një person në Viti, pasi dyshohet se i njëjti kishte dhunuar një të mitur.
Siç theksohet në raportin e policisë, viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raportit është vërtetuar se e mitura është dhunuar.
Tutje, thuhet se familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësore në bazë të së cilave, ai ka prapambetje mendore të shkallës së lehtë.