Arrestohet një person në Prishtinë: Policia i gjen kokainë, bombë, kallash dhe një pistoletë - NACIONALE

Arrestohet një person në Prishtinë: Policia i gjen kokainë, bombë, kallash dhe një pistoletë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se janë bastisur dy banesa dhe podrume të të dyshuarit, ku është sekuestruar kokainë, një bombë, një kallash, një pistoletë dhe gjësende të tjera.

Sipas policisë, i dyshuari më pas është dërguar në mbajtje.

“Pas një pune operative hetimore është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shit-blerjen e narkotikëve dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140€. Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy banesa dhe disa podrume të objekteve banesore që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe: 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një mjet shpërthyes (bombë), një armë automatike AK 47, një pistoletë, 20 fishekë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, dhe një DVR 0 kamerave”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme