Arrestohet një person në Ferizaj, ushtronte dhunë në familje
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj.
I njejti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij.
Sipas policisë, ky person u arrestua nën dyshimin se në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje.
Burri është raportuar nga bashkëshortja e tij, e cila po ashtu është sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.