Arrestohet një person në Ferizaj për armëmbajtje pa leje
Rreth orës 02:30 është arrestuar një person në Ferizaj, saktësisht në rrugën “Rexhep Bislimi”, për armëmbajtje pa leje.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se personi i arrestuar është B.T., i moshës 39 vjeçare.
“Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij i është gjetur një armë zjarri( pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar.I dyshuari B .T është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Armëmbajtje pa leje’.” – thuhet në njoftimin e PK-së.
