Arrestohet një grua nga Shqipëria dhe katër burra në Gjakovë për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua shtetase e Shqipërisë dhe katër burra kosovarë nën dyshimet për trafikim me njerëz dhe ofrim i shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit në Gjakovë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara.
E dyshuara nga Shqipëria është dërguar në mbajtje teksa burrat nga Kosova janë liruar.
Raporti i plotë:
TRAFIKIM ME NJERËZ /OFRIMI I SHËRBIMIT SEKSUAL TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT
Gjakovë 10.06.2022 – 20:00. Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara. E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.