Arrestohen një burrë dhe një vajzë e mitur për grabitje në Mitrovicën Jugore
Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë të mitur dhe një burrë për grabitje në Mitrovicën Jugore.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje , ndërsa e mitura është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
GRABITJE
Rr. Mulliri i vjetër, Mitrovicë Jugu 26.11.2024-19:47. Lidhur me rastin , me 03.12.2024 janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër e mitur, pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.