Arrestohet një 65-vjeçar në Skenderaj, e bëri për spital një person - NACIONALE

Arrestohet një 65-vjeçar në Skenderaj, e bëri për spital një person

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Skenderaj.

I njejti sipas policisë dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor.

Policia shpjegon si ndodhi rasti:

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull/ kosovar i cili ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, të dyshuarit Sh. Z., 65 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime në drejtim të veprës penale “lëndim i lehtë trupor “.

Lajme të ngjashme