Arrestohet në Gjermani aktivistja e klimës, Greta Thunberg - NACIONALE

Arrestohet në Gjermani aktivistja e klimës, Greta Thunberg

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Aktivistja e klimës Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjermane, gjatë pjesëmarrjes në një protestë për zgjerimin e një miniere qymyri në fshatin gjerman perëndimor të Lützerath, ka raportuar N-TV, degë e CNN.

Kujtojmë se, në fshatin Lützerath, protestat kanë nisur që nga e mërkura në kundërshtim të hapjes së një miniere të madhe qymyri, ndërsa ka pasur edhe përplasje midis policisë dhe protestuesve.

Sipas vlerësimit të policisë, në protestë kanë marrë pjesë rreth 10,000 njerëz, ndërsa organizatorët e protestës kanë thënë se numri i pjesëmarrësve është 35,000.

Është bërë e ditur se, protestuesve u është bashkangjitur edhe aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg, e cila e ka kritikuar vazhdimisht Partinë e Gjelbër për mbështetjen e saj në prishjen e Lützerath. Ndërsa pak më parë, CNN ka raportuar se ajo është arrestuar.

Çfarë dimë për Lützerath?

'Shkatërrimi' i fshatit Lützerath është pjesë e një marrëveshjeje kompromisi që qeveria gjermane e ka arritur për të shtyrë largimin e planifikuar të energjisë së qymyrit të vendit me tetë vjet deri në vitin 2030.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje - që po kundërshtohet nga aktivistët - është lejuar zgjerimi i një miniere në fshat nga e cila do të nxirren 280 milionë ton qymyr.

Lajmi në përditësim…

Lajme të ngjashme