Arrestohet 62-vjeçari në Podujevë, dyshohet se ka vjedhur një shumë të parave - NACIONALE

Arrestohet 62-vjeçari në Podujevë, dyshohet se ka vjedhur një shumë të parave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar 62-vjeçari në Podujevë i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet që parët i ka marrë nga një fugon i parkuar në rrugën “Nuhi Gashi”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për vjedhje

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.

Ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve policor, ajo që ( vetëm disa minuta pas raportimit të rastit), ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një shume të parave.

Personi i arrestuar, B.S, mashkull, 62 vjeç, dyshohet se nga një furgon i parkuar, në rrugën "Nuhi Gashi" në Podujevë, ka vjedhë një sasi të parave.

Lajme të ngjashme