Arrestimi i Mujecit, pyetja e sondazhit në Debat Plus: A e dëmton imazhin e VV-së afera me drogën? - NACIONALE

Arrestimi i Mujecit, pyetja e sondazhit në Debat Plus: A e dëmton imazhin e VV-së afera me drogën?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisioni i debatit politike “Debat Plus”, që udhëhiqet nga moderatori Ermal Panduri, duket se sonte do të trajtojë si temë arrestimin e asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, në Shqipëri nën dyshimin për trafikim të drogës.

Në lidhje me këtë temë, emisioni “Debat Plus” ka shtruar një pyetje. Në fakt, ka organizuar një sondazh.

Pyetja është e thjeshtë: “A e dëmton imazhin e LVV-së, afera me drogën?”.

Dhe përgjigjet e mundshme janë dy: po ose jo.

Gazeta Nacionale do të përcjell emisionin Debat Plus dhe do të informojë në lidhje me rezultatin e sondazhit të emisionit.

Lajme të ngjashme