Arrestimi i Faruk Mujkës: 60 mijë euro, dy telefona, tre llaptopa, një USB, e dokumente, krejt çka gjeti policia
Të premtën janë arrestuar Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj. Njëri ish nënkryetar i Mitrovicës e tjetri ish drejtor i Kadastrit. Që të dy nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë bastisjes, te banesat e dy të dyshuarëve, përveq 60 mijë eurove, janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy telefona, tre llaptopa, një USB dhe dokumente të tjera që lidhen me rastin.
Raporti i Policisë:
Në 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.