Arrestimi i 7 personave për dallavere me toka, “Betimi për Drejtësi”: Të dyshuarit i shkaktuan dëm shtetit miliona euro - NACIONALE

Arrestimi i 7 personave për dallavere me toka, “Betimi për Drejtësi”: Të dyshuarit i shkaktuan dëm shtetit miliona euro

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve që janë arrestuar të enjten.

Në këtë rast, ish-ministrit Fadil Ismajli, avokates Mirlinda Bllata-Dibrani, gjyqtarit Jovica Mitrović, Bedri Dibranit, Shaban Tërbunjës, Naim Krasniqit dhe Goran Llazic, dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, ushtrimit të ndikimit dhe deklarimeve të rreme.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar për provat që posodn prokuroria.

Sipas kësaj medie, të dyshuarit kanë krijuar një rrjet të mirëorganizuar që synonte përfitime të kundërligjshme nga kompensimet për pronat e shpronësuara, duke shkelur ligjet për shpronësim dhe duke realizuar propozim-ankesa të vonuara ligjërisht.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtesi”, thuhet se i dyshuari Fadil Ismajli ka marrë shumicën e parave nga ekzekutimi i pagesës (rreth 210,000 euro) dhe i ka dorëzuar ato tek Bedri Dibrani, i cili më pas i ka shpërndarë mes të dyshuarve të tjerë: 4,000 euro për Jovica Mitrović, 5,900 euro për Shaban Tërbunja, 9,500 euro për Goran Llazic, 9,000 euro për Naim Krasniqi dhe 7,000 euro për Ridvan Krasniqi.

Lajme të ngjashme