"Arrestimi dhe lirimi i Radojçiqit si marrëveshja e Pablo Escobarit me Presidentin e Kolumbisë": Kurti flet për mediat malazeze
“Serbia ua definoi qëllimet politike, ua mbështetjen logjistike, i trajnoi ushtarakisht dhe i armatosi”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” duke folur për ngjarjet e fundit në Banjskë të Zveçanit ku një një njësit paramilitar i udhëhequr nga Milan Radoiçiq sulmoi Policinë e Kosovës.
Bazuar nga të dhënat e procesuara gjer më tani, Kurti tha se “këto fakte na çojnë te konkluzionet” se njësi që sulmoi në Banjskë, “nuk është thjesht një bandë terroriste apo grup qytetarëshë që u ka rënë të kenë armë në duar”. Por, prapa tyre qëndron Serbia, thotë Kurti.
“Përgjegjësia e Serbisë është e padiskutueshme, edhe për arta që s’duan as të shohin as të dëgjojnë”, ka thënë Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, beson se tashmë i posedojmë dëshmitë për të treguar se Serbia bëri akt agresioni ndaj Kosovës më 24 shtator dhe se “për këtë, Serbia duhet ndërkombëtarësisht të sanksionohet dhe ndëshkohet”.
“Nëse ky akt nuk dënohet, Serbia do ta përsëris krimin”.
Duke folur për arrestimin dhe mëpastaj lirimin e menjëhershëm të Milan Radojiçiqit, Kurti tha se të kujton ujdinë që Pablo Escobar e kishte bërë me Presidentin e Kolumbisë.
“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, në fakt, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët dhe jo anasjelltas; mirë, gjoja do ta vuante dënimin atje”, tha Kurti.
“Marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radoiçiqit nuk është origjinale; e kemi parë shumë herë më parë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Sloba i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”.
Kurti i tha mediaz malaziase se në fakt Serbia “i heroizoi” dhe i shndërroi në “martirë” tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit, teksa rikujtoi që Millosh Vuçeviq, Ministri i mbrojtjes së Serbisë, e tha vet këtë gjë në një prononcim në televizionin publik serb.
“Ju kujtoj se ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se sulmuesit e armatosur ishin të fundit në radhën e gjatë të luftëtarëve që vdiqën ‘për lirinë e Kosovës dhe lirinë e Serbisë’. Në një prononcim për televizionin shtetëror RTS, ministri i Mbrojtjes i Serbisë i ka quajtur terroristët viktima të reja në listën e heronjve, dëshmorë të rinj”, tha Kurti.
Kurti tha se qëllimi i njësitit paramilitar i udhëhequq nga Milan Radojiçiq ishte “aneksimi i Veriut” dhe që sulmet ishin paparë të kryehshin nga 37 lokacione; dhe që kishin për qëllim krijimin e një korridori me Serbin për furnizim me armë dhe trupa.
“Shtetet që kanë një kompleks superioriteti, kur tkurren ose dobësohen, bëhen të rrezikshme. Në këtë kuptim, Serbia është si Rusia”, tha Albin Kurti.