Arrestimet në MINT, ministrja Hajdari pritet t`i drejtohet popullit - NACIONALE

Arrestimet në MINT, ministrja Hajdari pritet t`i drejtohet popullit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se sot ministrja Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë për medie.

Sipas njoftimit të ministrisë, konferenca pritet të mbahet në ora 18:00 në zyrat e ministrisë.

Sot janë arrestuar tre persona në lidhje me aferën e grurit dhe vajit, të cilat i publikoi kohë më parë gazeta Nacionale.

Në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të MINT-it dhe Ridvan Muharremi, pronari i furrës/restoranit “Bukë e Zemër”, ku kryeministri Albin Kurti darkon e drekon herë pas here.

Në lidhje me këtë temë, më herët ka reaguar ministria, duke thënë se mirëpret këtë hetim, ndonëse kanë shtuar se furnizimet me rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to.” – shkruan aty.

Lajme të ngjashme