Arratisjet e personave të dënuar për vrasje: VV-ja refuzon që kjo çështje të diskutohet në Kuvend, opozita lëshon sallën - NACIONALE

Arratisjet e personave të dënuar për vrasje: VV-ja refuzon që kjo çështje të diskutohet në Kuvend, opozita lëshon sallën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar që sot në Kuvendin e Kosovës të diskutohet për ikjet e fundit nga burgjet e Kosovës dhe arratisjet e personave të dënuar.

Brenda tre muajve të fundit tre persona të dënuar për vrasje kanë ikur nga burgjet dhe i janë shmangur dënimeve të tyre.

Partitë opozitare kanë kërkuar përgjegjësi prej zyrtarëve të Ministrisë së Dritësisë për këtë çështje.

Megjithatë, deputetët e VV-së me shumicë votash kanë refuzuar mocionin e opozitës.

Në fillim të seancës, deputetja PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar arsyet se pse kjo çështje duhet të diskutohet në Kuvend.

Nuk mund të jemi indifert që brenda 3 muajve janë arratisur tre perona që kanë qenë të dënuar për vrasje. I dënuari i fundit i cili është arratisur është Marko Roshiq, i cili ishte njeri nder katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb nga Kosova Olover Ivanoviq. Ndërkohë që javën e kaluar Faton Hajrizi, i dënuar me 27 vite burgim për vrasjen e një ushtari rus u arratis nga dhoma e burgut përmes dritares. Gjatë muajit maj, u arrit edhe Enver Sekirqa i dënuar me 25 vite burim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për nxitje në vrasjen se ish- policit të Triumf Riza”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka bërë me dije se deri me tani askush nuk ka dhënë ndonjë përgjegjësi për këto arratisje.

Deri me tani asnjë përgjegjësi morale e ligjore nga personat zyrtarë që udhëheqin institucionet kompetentet të sigurisë. Ky dështim në të njëjtën kohë paraqet edhe degradimin e plotë të këtyre institucioneve, gjendje ndaj të cilës Kuvendi nuk mund të qëndroj indiferent. Prandaj, përballë këtyre detyrimeve kushtetuese, propozoj që si pikë parë e rendit të dite të trajtohet çështja e paraqitur pak më herët”, ka thënë ajo.

Kjo kërkesë e PDK-së është përkrahur edhe nga dy partitë tjera opozitare.

Shefi i Grupit Parlament të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në këtë debat duhet të diskutohen edhe disa çështje shumë delikate.

Vlerësoj se është me rëndësi të madhe që Kuvendi i Kosovës të debatoj lidhur me arratisjet e personave të dënuar apo në procese gjyqësore. Mbi të gjitha duhet të diskutohet edhe për disa çështje që janë shumë delikate. Sa ka qenë e përfshitë Ministria e Drejtësisë në plotësim ndryshimin e ligjit për Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Kodin e Procedurës Penale. Këto plotësim ndryshime a kanë ndikuar në nenet 184, 185, 186, 187, 188 dhe 189. Dhe këto ndryshime a kanë ndikuar në lirimet nga burgjet që kanë ndodhur, sidomos në lirimin në rastin Sekiraqa”, ka thënë Gashi.

Ai ka vlerësuar se këto cështje duhet të debatohet me Qeverinë e Kosoëvs.

Pra, duhet të debatojmë këtë çështje me ministrinë dhe ministren e Drejtësisë, konkretisht dhe Qeverinë në përgjithësi për të parë implikimet dhe cilat kanë qenë arsyet e plotësim ndryshimeve që kanë ndodhur në vitin 2022 dhe a kanë ndikuar këto plotësim ndryshime në lehtësimin e masave të personave nën masën e sigurisë arrest me burg apo arrest shtëpiak”, është shprehur Gashi.

Kjo çështje është përkrahur edhe nga AAK-së.

Deputeti i kësaj partie, Bekë Berisha, ka thënë se arratisjet e fundit kanë vend në pikëpyetje autoritetin e shtetit.

Edhe ne e përkrahim kërkesën që të debatohet për këtë çështje që është senzitive. Këtu është në pyetje autoriteti i shtetit, nëse ikun të burgosurit për çdo ditë dhe nëse ikja kalon në normalitet, atëherë po shihet që këtu kemi probleme të mëdha”, ka thënë Berisha.

Lajme të ngjashme