Arifi pas aferës në KEK: Korrupsion ka pasur edhe në ndarjen e fondeve nga Qeveria Kurti - NACIONALE

Arifi pas aferës në KEK: Korrupsion ka pasur edhe në ndarjen e fondeve nga Qeveria Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar aferën në KEK, për të cilën u arrestua Nagip Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, të cilit tashmë i janë shqiptuar 30 ditë paraburgim.

Arifi, në postimin e tij, ka shkruar se prokuroria duhet të veprojë edhe një rast tjetër. Sipas tij, ka pasur korrupsion edhe në ndarjen e fondeve nga ana e Qeverisë Kurti II.

“Pra, përveç rastit të fundit në KEK, me të cilin z. Kurti po e dëshmon praninë e korrupsionit edhe gjatë qeverisjes së tij, korrupsion ka pasur edhe në ndarjen e fondeve të Qeverisë Kurti II, apo më mirë të themi në keqpërdorimin e këtyre parave nga njerëzit e Kurtit dhe udhëhqësit e KNSH-së.” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme