Ardian Gjini e merr zyrtarisht drejtimin e AAK-së, Haradinaj e lartëson si “njeriu më i mirë i këtij vendi” - NACIONALE

Ardian Gjini e merr zyrtarisht drejtimin e AAK-së, Haradinaj e lartëson si “njeriu më i mirë i këtij vendi”

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj zyrtarisht dorëzoi sot drejtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas mbi dy dekadash në krye të partisë. K

Ardian Gjini u zgjodh kryetar i ri i AAAK në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Haradinaj, i cili drejtoi AAK-në që nga viti 2000, kur ishte 32 vjeç, u shpreh se vendosi të mos kandidojë si formë shërbimi ndaj kombit.

"Nga sot vazhdoj si njëri nga ju, sepse shërbimi ndaj kombit nuk përfundon kurrë," tha ai.

Ndaj pasardhësit të tij, Haradinaj shprehu besim të plotë dhe të pakushtëzuar.

"Ashtu si i kam besu vetes, ashtu i besoj Ardianit. Përjetë me ty Ardian, përjetë me Aleancën," deklaroi ai.

Haradinaj iu drejtua edhe qytetarëve, duke i bërë thirrje për votë, duke e cilësuar Gjinin si "njeri më i mirë i këtij vendi."

Besnik Tahiri, zyrtar i lartë i partisë, vuri në dukje se Haradinaj ndërtoi forcë politike të bazuar në parime, duke mbledhur "njerëzit më të mirë të këtij vendi" gjatë të gjitha etapave.

Ardian Gjini, në fjalimin e tij të parë si kryetar, nisi me një pohim filozofik duke hedhur poshtë narrativat e altruizmit politik.

"Rrena më e madhe në histori është njerëzit që thanë ne veç japim. Nuk ka altruizëm," tha Gjini.

Gjini theksoi se historia e Haradinajt nuk ka mbaruar ende dhe se privilegji i tij ka qenë njohja e detajeve të saj.

Kryetari i ri parashtroi edhe platformën e tij politike, duke u fokusuar në katër shtylla: energjia, aleancat ndërkombëtare, marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri dhe çështja e Serbisë.

"Kosova duhet m'u çkap prej kthetrave të padukshme të ndikimit të Serbisë," deklaroi Gjini, duke shtuar se Serbia kurrë nuk e ka njohur Kosovën dhe nuk meriton rol në vendimmarrjen kosovare.

Gjini paralajmëroi gjithashtu rindërtim të kapaciteteve energjetike, projekt që sipas tij është bllokuar dy herë nga "njerëz të lajthitur, ose me mision.

Lajme të ngjashme