Qumështorja Vita e procedon penalisht dhe administrativisht në gjykata Ministrinë e Bujqësisë - NACIONALE

Qumështorja Vita e procedon penalisht dhe administrativisht në gjykata Ministrinë e Bujqësisë

56 minuta më parë

nga NACIONALE

Qumështorja Vita ka nisur procedura ligjore ndaj AUV-it dhe Ministrisë së Bujqësisë, për shkelje dhe mungesë transparence.

Vita thotë se analizat e AUV-it dëshmojnë pastërtinë e qumështit Vita, por rezultatet nuk janë publikuar apo dorëzuar kompanisë.

Kompania ka ngritur procedura në Gjykatën Supreme, Administrative dhe Komerciale, duke kërkuar edhe shfuqizimin e vendimeve.

Vita pretendon se vonesa në publikimin e rezultateve dhe mosdhënia e raportit ngrenë dyshime mbi drejtësinë e procedurës.

Ata kërkuan ruajtjen dhe sigurimin e provave, duke e cilësuar çështjen urgjente.

Lajme të ngjashme