Arben Vitia tregon se çfarë rroge merrte në spitalin privat "Olive" - NACIONALE

Arben Vitia tregon se çfarë rroge merrte në spitalin privat "Olive"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Komisionin për Shëndetësi ka raportuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia është pyetur nga deputetët e opozitës për pagën që e ka marrë në institucionin privat shëndetësor, “Olive”, para se të emërohej për herë të tretë në pozitën e ministrit të shëndetësisë.

Vitia para deputetëve ka sqaruar se në "Olive" ka qenë koordinator i cilësisë dhe se pagë për këtë punë ka marrë 3.500 euro bruto.

Pozita ime ka qenë koordinator i cilësisë. Paga ime ka qenë 3.500 Euro bruto. Ju keni thënë se paga ka qenë mbi 5 mijë euro”- ka deklaruar Vitia, duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Vitia, po ashtu, ka treguar se gruaja e tij është e punësuar në këtë spital.

Ministri tutje u shpreh se është fakt që ka punuar gjashtë muaj në një institucionin shëndetësor privat, dhe se lënda e tij është dërguar në agjencinë antikorrupsion, ndërsa theksoi është njoftuar që nuk kanë gjetur asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicionin e tij në atë institucion.

“Agjencia anti-korrupsion ka sjell vendim se nuk ka konflikt interesi. Spekulimet tuaja mund të jenë për show politik. Agjencioni anti-korrupsion ka sjell vendim,”- ka thënë Vitia.

E anëtari i këtij komisioni, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhi,u pati pyetje të shumta për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“A do t'i braktisësh sërish pacientët dhe shëndetësinë? Si e vlerësoni punën e Përparim Ramës? Ju e thatë se antikorrupsioni po merret me juve, a keni pasur marrëdhënie kontraktuale me "Olive" sa ka qenë paga juaj, çfarë pozite keni pasur, a keni punuar vetë apo edhe me ndonjë familjar? Pyetje nuk do të bëj për sektorin publik, sepse asnjë premtim nuk e keni realizuar dhe ju jeni përfaqësues i sektorit privat. Skandalet janë të njëpasnjëshme”- janë disa prej pyetjeve që Haxhiu ia parashtroi minsitrit Vitia.

Tutje, Shemsedin Dreshaj nga AAK-ja e nisi debatin me Vitinë duke iu drejtuar se "ka ardhur taze", madje ai konsideroi se sektori i shëndetësisë nuk është prioritet i kësaj qeverie.

“Shëndetësia kurrë më keq nuk ka qenë, ka mungesë të barnave esenciale e lista të pritjes, trajtime jashtë vendit me borxhe milionëshe, ikje të profesionistëve shëndetësorë. Ka regres në përcaktim të menaxherëve të shëndetësisë”- tha ai.

Lajme të ngjashme