Drejtuesi i Olive zgjidhet kryetari i VV-së në Prishtinë
Ish-ministri i shëndetësisë, Arben Vita ka fituar edhe një mandat tjetër në krye të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur Vitia, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se Qendra e LVV-së në Prishtinë ka përpara “sfida dhe mundësi”.
Edhe pse Vitia i ka humbur zgjedhjet lokale në Prishtinë, kryesia e VV-së, në kryeqytet i është besuar përsëri.
“Duke ju falenderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë”, ka thënë ai.
