Arben Vitia sërish pjesë e mbledhjeve të Qeverisë
Ministri i sapo riemëruar i shëndetësisë Arben Vitia ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë.
Pas 79 ditëve pa ministër, Kurti të hënën 26 dhjetorit e riemëroi për të tretën herë si Ministër të Shëndetësisë Arben Vitinë.
Si rrjedhojë Vitia i është kthyer mbledhjeve të kabinetit Qeveritar.
E deri më sot ministri i ri nuk ka mbajtur asnjë konferencë për media për programin e tij në shëndetësinë kosovare.