‘…apolegjetikë të politikave të Serbisë’: Sot darkoi me të, si e kishte sulmuar Osmani Ramën - NACIONALE

‘…apolegjetikë të politikave të Serbisë’: Sot darkoi me të, si e kishte sulmuar Osmani Ramën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa muaj më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte bërë lajm nëpër media për shkak të një sulmi që ia kishte bërë kryeministrit shqiptar Edi Rama. Megjithatë, sot e takoi – darkoi me të.

Pak kohë pas “fjalimit të zjarrtë” të Ramës në OKB, ku mbrojti ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Osmani në një intervistë ishte pyetur për marrëdhënien e saj me kryeministrin shqiptar.

Fjalët e saj për “Zërin e Amerikës”, tërhoqen vëmendje ku nënkuptonte se “qasja e polotikanëve që shndërrohen në apolegjitikë të politikave Serbisë, nuk i ndihmon Kosovës, apo shqiptarëve.

“...unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë pavarësisht se a janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut Mali i Zi, Presheva, shndërrohen në apologjetikë të politikave të Serbisë, është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës, qoftë shqiptarëve." – kishte deklaruar ajo.

Ndërkohë, Nacionale pak më parë ka raportuar eksklizivisht për një darkë në Ulqin, ku dy liderët janë takuar.

Ndonëse partneri i saj qeverisës, Albin Kurti, këto kohë i ka pasur marrëdhëniet tejet të tensionuara – sidomos pas propozimit të Ramës për Asociacionin, duket se presidentja ka vendosur të darkojë me të.

Lajme të ngjashme