Anulohet konkursi ku u pranua si mjek nipi i kryetarit Aliu dhe vëllai i drejtoreshës së QKMF-së në Shtime - NACIONALE

Anulohet konkursi ku u pranua si mjek nipi i kryetarit Aliu dhe vëllai i drejtoreshës së QKMF-së në Shtime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nipi i kryetarit të Shtimes dhe vëllai i drejtoreshsë së QKMF-së në Shtime, kanë mbetur të papunësuar, pasi siç raporton Insajderi, është anuluar konkursi për pozitën e “doktorit të Mjekësisë së Përgjithshme” për Qendrën e Mjekësisë Familjare "Vezir Bajrami" në Shtime.

Sipas raportimit, konkursi është anuluar pasi një kandidate është ankuar për nepotizëm.

Në konkursin e hapur më 20 prill 2023, ishin zgjedhur katër kanditatë, mes tyre vëllai i kryetarit Qemajl Aliu, Agon Aliu, dhe vëllai i UD drejtoreshës së QKMF’së, Pranvera Bajrami, Qëndrim Bajrami.

Mirëpo, pas ankesës nga një kandidate konkursi është anuluar.

Sipas ankesës së saj, thuhet se kjo kandidate e “ka parë administratoren afër një kandidati duke ia treguar përgjigjet.”

Për të lexuar më shumë, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme