Anëtari i PDK-së ia rikujton Kurtit deklaratën për policinë "o majmun, pse nuk po shkon në veri"
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kujtuar kohën kur kryeministri i vendit, Albin Kurti sa ishte në opozitë i ofendonte zyrtarët policior.
Gjoshi gjithashtu ka përmendur edhe sulmet e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ndaj policëve.
“1. A ju kujtohet Albin Kurti kur i bërtiste policit të Kosovës "o majmun, pse nuk po shkon në veri"? O Albin, a po e sheh që nuk është mirë t'i drejtohesh policit të shtetit tënd "o majmun"? 2. A ju kujtohet Xhelal Sveçla kur i gjuante policët e Kosovës me kubëza betoni? O Xhelal, a po e sheh që nuk është mirë kur je në opozitë t'i sulmosh policët e shtetit tënd, por duhet t'i respektosh pavarësisht politikës?”, ka shkruar ai në Facebook.
Reagimi i tij ka të bëjë me rastet sulmeve të Policisë së Kosovës nga grupet kriminale në veri të vendit si dhe shkrimet përkrahës të vartësve të Vetëvendosjes ndaj policëve.
Shkrimi i plotë i tij:
