Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro për të treguar ku është Ukshin Hoti - NACIONALE

Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro për të treguar ku është Ukshin Hoti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Andin Hoti, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, në një rrëfim për televizionin publik, ka ndarë rrëfime të ballafaqimit të familjeve të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Përveç dhimbjes, Hoti tregon se familjarët janë ballafaquar edhe me mashtrime dhe lajthitje të ndryshme.

Siç rrëfen Hoti, ka pasur raste jur famijlarët kanë shitur prona të tyre nga premtimet që merrin familjarët e personave të pagjetur.

“Kemi informacione se ka familjarë të personave të zhdukur që kanë shitur dhe tokë e gjithë pasurinë, dhe i kanë dorëzuar paratë në Serbi, për t’i gjetur të dashurit e tyre”, thotë Hoti, teska shton se këto raste kanë ndodhur edhe në tre apo katër vitet e fundit.

Madje, ai shton se edhe vetë atij i është kërkuar nga dikush që i është prezentuar si haker një shumë e madhe gjoja për t’i treguar për vendndoshjen e Ukshin Hotit.

“Ai kërkonte një vlerë të mashe parash në formë të Bitcoin”, tregon ai, duke shpjeguar se edhe më herët kishte një rast tjetër kur ia kërkonin 400 mijë euro për t’i treguar se ku është Ukshin Hoti. “Po, mua personalisht më kanë kontaktuar në Messenger”, shtoi Hoti.

Sipas tij, ky hackeri i ka thënë se ka arritur të hyjë në dokumentacionet e shtetit të Serbisë dhe se sipas tij, ata janë hackerë nga një vend tjetër.

“Komunikimi ishte në anglisht dhe na thoshte na dërgoni kaq të holla sepse do t’u japim informacione të klasifikuara”, tha Hoti, duke sqaruar se tashmë është mësuar me gjëra të tilla. “Ajo që dua të them është se jam mësuar dhe e di se si funksionojnë këto grupe”, tha Hoti.

Lajme të ngjashme