Andin Hoti: Ata në Hagë janë heronj, jo kriminelë - NACIONALE

Andin Hoti: Ata në Hagë janë heronj, jo kriminelë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëri ndër pjesëmarrësit e Marshit për Drejtësi që ka filluar të mbahet në Prishtinë, është edhe Andin Hoti, djali i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti.

“Ata në Hagë janë heronj dhe jo kriminelë siç po i quan kjo gjykatë. Lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër”, tha ai për RTK.

Sipas tij, marshi që po mbahet në Kosovë dhe ai që do të mbahet në Hagë, janë mesazhe që ata atje nuk janë vetëm.

Marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër” e kanë përkrahur edhe LVV-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate si dhe PSD-ja.

Të gjitha sheshet janë të mbushura plotë, dhe kjo është një nga protestat më të mëdha në historinë e Kosovës së pasluftës.

Lajme të ngjashme