Analiza e Surroit: Kosova është pjesë e konflikteve të papërfunduara të ish-Jugosllavisë - NACIONALE

Analiza e Surroit: Kosova është pjesë e konflikteve të papërfunduara të ish-Jugosllavisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Veton Surroi, publicist i njohur e shkrimtar, ka shkruar një artikull për Kohën të titulluar “Dy luftëra dhe tri palë zgjedhjes”, ku ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2024. Sipas Surroit, dialogu mes palëve do të kushtëzohet nga tri palë zgjedhjesh (në Serbi, BE e ShB) dhe dy luftëra, atë të Ukrainës dhe atë mes Izraelit dhe Gazës.

Surroi vlerësoi se pyetja se çfarë do të bëhet me Kosovën, një brengë kolektive disa dekadëshe, do të vazhdohet të shtrohet edhe gjatë vitit 2024, e ndoshta edhe më gjatë.

“Dhe, përgjigjja më e lehtë është ajo që anon kah një kujdes, qoftë edhe pak më i tepruar: kam frikë se as një vit më pas nuk do të mbërrijmë në pikën tej brengës për rehatinë kolektive. Pra, ka të ndodhur që edhe një vit më pas të jemi në gjendje të shtrojmë pyetjen : a thua çka do të bëhet me Kosovën? Dhe, nëse shërben si ngushëllim, kjo pyetje nuk do të bëhet, sepse Kosova nuk është e përcaktuar për rehati (fjalë kod për mbyllje të konfliktit me Serbinë, sepse ky është burimi thelbësor i parehatisë), sepse në 2024 po hyjmë në një vit edhe më të ndërlikuar .” – shkroi publicist Surroi.

Në analizën e tij, Surroi vlerëson se Kosova është pjesë e konflikteve të papërfunduara të ish-Jugosllavisë, shpërbërja e sëcilës nisi në fillim të viteve 1990-të, pasi nacionalizmi serb i ndezur nga pushteti i Millosheviqit, synoi të centralizonte Jugosllavinë, një nismë që u kundërshtua ashpër.

Sipas Suroit, lufta në Ukrainë dhe sulmet e Izraelit në Gaza do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Sot për sot, Kosova është pjesë e konflikteve të papërfunduara të ish-Jugosllavisë, potencialisht replikim në miniaturë i vijës së fërkimit mes botës euroatlantike dhe asaj euroaziatike në këtë pjesë ende traumatike të Evropës, të quajtur Ballkani Perëndimor. Por, në kontekstin Ukrainë-Gazë, ky është një problem minor, pra edhe do të duhej të dukej i zgjidhshëm nga vetë palët.” – komentoi Surroi.

Shkrimtari Surroit e shpërfaqë edhe idenë e tij, sipas sëcilës duhet të rregullohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dhe, pika kthesë prej konfliktit të papërfunduar në bashkëpunim do të duhej të ishte marrëveshja e normalizimit Kosovë-Serbi, dhe kjo planifikohej të arrihej (në Ëashington e në kryeqytete evropiane) në fund të vitit 2023. Ky afat nuk do të arrihet dhe tashmë marrëveshja Kosovë-Serbi, pos ndikimit nga dy luftërat do të matet në kontekstin e tri palë zgjedhjeve: në Serbi më 17 dhjetor të këtij viti, në Bashkim Evropian në maj të vitit të ardhshëm, dhe në SHBA në nëntor 2024.” – vazhdon analiza e Surroit.

Lajme të ngjashme