Analiza e AGK-së: Padia e motrës së presidentes ndaj Nacionales përmban elemente të qarta të një padie SLAPP - NACIONALE

Analiza e AGK-së: Padia e motrës së presidentes ndaj Nacionales përmban elemente të qarta të një padie SLAPP

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Padia e avokates Blinera Osmani, njëherësh motra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj disa gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë këtu gazetës Nacionale, përmban elemente të qarta të një padie SLAPP.

Kjo është thënë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të shqetësuar mbi padinë e Osmanit ndaj Nacionales dhe hulumtimit të gazetarit Oqean Dermaku në lidhje me licencën e avokates.

“Media online “Nacionale” dhe gazetari Oqean Dermaku kanë publikuar një hulumtim më 18 dhjetor 2025, sipas të cilit avokatja Blinera Osmani është pajisur me licencën e avokates, pavarësisht faktit se i mungonte dokumenti “Deklarata e Papunësisë”. Ky dokument, i cili dëshmon se kandidati për avokat nuk është në marrëdhënie pune, është kriter për t’u bërë avokat dhe lëshohet nga Agjencia e Punësimit. Gazetari hulumtues Dermaku e ka bazuar raportimin e tij të vërtetë në konfirmimin zyrtar të kësaj agjencie, sipas së cilës ata nuk ia kanë lëshuar këtë deklaratë avokates Osmani. Raportimi fillestar është ripublikuar nga Reporteri dhe Periskopi. Përmbajtja është shpërndarë gjithashtu në rrjete sociale nga gazetarët Oqean Dermaku dhe Berat Buzhala” – thuhet në reagim.

Pas një analize, AGK ka bërë me dije se kjo padi përmban elemente të qarta të një Padie Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike.

“Pas një analize të kujdesshme të fakteve, përmbajtjes së padisë dhe standardeve relevante evropiane për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të medias, AGK-ja vlerëson se kjo padi përmban elemente të qarta të një Padie Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP).

Kjo padi paraqet një përpjekje të qartë për të penalizuar, frikësuar dhe dekurajuar mediat dhe gazetarët për raportimin e tyre tërësisht të saktë mbi një çështje me interes të lartë publik.

Në këtë rast, AGK vlerëson se padia nuk ka për qëllim vetëm mbrojtjen e pretenduar të reputacionit, por prodhon efekt intimidues ndaj gazetarisë hulumtuese dhe raportimit kritik për çështje me rëndësi publike”.

AGK ka shpërndarë edhe linkun e analizës së plotë ligjore, të përgatitur nga juristja Flutura Kusari.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme