Analisti Zogaj tallet me konspiracionet e Enver Robellit: Më së shumti iu besoj atyre që janë dënu nga gjykatat evropiane
Analisti Petrit Zogaj është tallur me gazetarin e publicistin, Enver Robelli, pas një shkrimi të tij, ku sulmonte me konspiracione emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Zogaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij, duke ironizuar, ka thënë se “më së shumti iu beson atyre që janë dënuar nga gjykatat evropane”, duke aluduar kështu në Robellin.
Robelli ishte dënuar nga një gjykatë në Cyrih të Zvicrës për shpifje.
“Kur jemi te teorite konspirative, me se shumti besoj tek njerezit qe jane denu nga gjykata per kesa marifetesh, edhe ate jo nga gjykatat e Kosoves, por e ndonje vendi evropian. Pra, njeri konspirativ me vendim gjykate, cka do me shume”, ka shkruar ai.
Robelli, në një shkrim të publikuar së fundi, e lidh ish-ambasadorin amerikan, Dale Montgomery, me “palë të dyshumta”, duke përmendur krimin e organizuar serb të lidhur me politikën.
Diku në fund të shkrimit të tij, ai thotë se “akuzat e Montgomery”, i barti diplomati Gabriel Escobar.
“Para dy dekadave Escobar ishte vartës i Montgomeryt. Tani ai ushtron një funksion tjetër: është i ngarkuar për Ballkanin i Departamentit të Shtetit, me fokus në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë”, thuhet në fund të shkrimit të tij.
