Analisti që mbështet VV-në: Bislimi të shkarkohet para orës 12:00 - NACIONALE

Analisti që mbështet VV-në: Bislimi të shkarkohet para orës 12:00

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti që njihet si mbështetës i VV-së, Ermal Sadiku ka kërkuar shkarkimin e Besnik Bislimit.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ka thënë se nëse kjo që po raportohet është e vërtetë, atëherë ai duhet të shkarkohet menjëherë.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targa.

Lajmin e konfirmoi Josep Borrell, shefi i diplomacisë së jashtme evropiane, përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter".

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell.

Lajme të ngjashme