Analisti që kritikon VV-në e takon Kurtin në avion për Bruksel
Analisti dhe drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku shfaq një fotografi me kryeministrin e Kosovës.
Kryeziu që shpesh është kritik i Qeverisë Kurti - sidomos për çështjen e dialogut - përmes postimesh në Facebook, tash ka shkruar se “Kryeministri më shumë se i gatshëm për takimin në Bruksel.”
Ndërkohë, kryeminsitri ynë duket i buzëqeshur edhe pse ndoshta pak i zënë ngushtë pranë një çante.
Zyra e Kryeministrit e ka konfirmuar në mëngjes se ai po merr rrugë për në Bruksel, ku nesër në orën 8 do të takojë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq për të shmangur tensionet në veri.
