Analistët tregojnë arsyet e vizitës së ish-presidenti Bill Clinton në Shqipëri, pse erdhi?
Vizita e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bill Clinton në Shqipëri ka nxitur edhe interpretime të ndryshme për ardhjen e tij. Analistët janë lëshuar në komentime duke treguar arsyet e vizitës së tij. Pse erdhi Clinton në Tiranë?
Për analistët e politikës, ardhja në Tiranë e ish-presidentit, Bill Clinton, ka të bëjë edhe për punë e Kosovës.
Gjendja me situatën e tensionuar në veri të vendit, sipas analistëve mund të jetë një ndër arsyet pse ai ka ardhur në Tiranë, e që sipas tyre që të përcjellë mesazhet si një person me shumë rëndësi për kosovarët dhe Kosovën.
Analisti Agon Maliqi për Euronews Albania, ka thënë se Clinton erdhi në Shqipëri për të dhënë mesazh edhe për Kosovën, duke shtuar se ky mesazh nuk duhet të merret negativisht.
“Kjo logjikë konspirativiste, niset nga një supozim që i merr të mirëqenë tezat e qeverisë së Kurtit se ajo që po ndodh në Kosovë është ndarja, shpartallimi i Kosovës apo fundi i Kosovës, nëse i marrim për të mirëqena këto atëherë duhet të kontestojmë çdo njeri pasi kështu i bie të mendojmë se dikush do ti bëj keq Kosovës dhe këta po vijnë të na mashtrojnë.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se është bërë trend gjetja e armiqëve nga Qeveria dhe se duhet pasur kujdes ndaj çdo zëri që vjen nga perëndimi.
“Po sikur të shikojmë që botëkuptimi në Kosovë është disi paranojak, është i gabuar dhe po çon drejt ndarjes. Duhet pak më shumë kujdes në sfidimin e absolutisht çdo zëri që vjen nga perëndimi për të dhënë mendimin e vetë për zhvillimet. Është bërë trend gjetja e armiqve, janë bërë të gjithë lobistë të Serbisë, të gjithë kundër Kurtit.” – ka thënë ai.
Por në anën tjetër, analisti nga Shqipëria, Andi Bushati është treguar më konspirativ për vizitën e Clintonit.
Për Bushatin ardhja e Clintonit në Shqipëri u bë që të goditej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe politikat e tij.
“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë.” – ka thënë ai në Euronews Albania.
Çka tha Clinton?
Ish-presidenti Clinton ka mbajtur një fjalim në Shqipëri.
Clinton gjatë fjalimi ka folur edhe për situatën në Kosovës, ku ka kërkuar që të shtensionohet situata dhe të “ndalet marrëzia”.
Pjesë nga fjalimi i tij:
"Ne duhet të diskutojmë për gjërat. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos të kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër bashkiakë më tepër. Kështu që mendoj tani se kanë bërë një gabim që nuk votuan, mendoj se është e lehtë për shqiptarët për shqiptarët tashmë në shumicë që të përpiqen që përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre.” – deklaroi ai.
"Por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është të ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe mund të avancohet duke pasur tensione? Ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë.” – theksoi ai.
"Në qoftë se mendoni për këto katër komuna, shumë larg nga çdo laboratorë shkencor ku modelohet sjellja se çfarë po e nxitë botën sot, del se kjo ndodh kryesisht sepse shumë vende drejtohen nga vende që preferojnë dominimin në vend të bashkëpunimit, në vend të ndarjes së një të ardhme." - shtoi Clinton.



