Analistët komentojnë Eurovisionin: Gjinovci live në Tik Tok, Ramabaja del me parullë pas suksesit të Shqipërisë - NACIONALE

Analistët komentojnë Eurovisionin: Gjinovci live në Tik Tok, Ramabaja del me parullë pas suksesit të Shqipërisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria dje shënoi një sukses në Eurovision, duke kaluar në finalen e madhe të kësaj gare. Kënga e titulluar “Duje”, që këndohet nga Albina Kelmendi dhe familja e sa, i siguroi votat e nevojshme për fazën tjetër të Eurovisionit, që po zhvillohet në Liverpool.

Kjo paraqitje e Shqipërisë dhe sigurisht suksesi relativ i saj, ua ka tërhjekur vvëmendjen analistëve kosovarë. Disa prej tyre, e lanë për një moment politikën anash, duke i komentuar zhvillimet në Eurovision.

Më i përfshiri në këtë temë ishte Rron Gjinovci, analist i politikës, i cili hyri live në Tik Tok, duke komentuar gjerësisht zhvillimet në Eurovision. Madje, përfshirjen në Tik Tok e kishte paralajmëruar edhe personalisht.

“Në shenjë proteste që Alma Bektashi dhe Agron Krasniqi, ikonat e komentimit të Eurovizionit, nuk po e komentojnë Eurovizionin 🇪🇺 në RTK, vendosëm me Blerandon me hi live në TikTok 🤣 me komentu na vet qysh t'dijmë. Shihemi në ora 21:00. 😎😎

Sonte knon Albina Kelmendi për Shqipninë po ashtu.” – shkroi Gjinovci.

I lumtur me zhvillimet në Eurovision u deklarua edhe analisti Sadri Ramabaja, që është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet. Madje, nga lumturia e madhe, Ramabaj shkroi suksesi i Albinës e ka bërë të ndihet një.

“Të lumtë Albina!

Na bëre të ndjehemi NJË, ashtu si në fakt jemi.” – shkroi ai.

Ndërsa, analistja Zana Avdiu shkroi shkurt, duke uruar Shqipërinë për suksesin e arritur në Eurovision. Megjithatë, në postimin e saj, zonja Avdiu zgjodhi të provokojë paksa.

“Kosova e coi Shqipnine te paren ne finalen e Eurovisionit. A ata neve, as ne finalen e BigBrother s’na çune.” – shkroi ajo.

Ndryshe, Shqipëria do të paraqitet në finalen e Eurovisionit, që do të mbahet me 13 maj.

Lajme të ngjashme