Analist Ibrahimi: Kokëfortësia s'është trimëri por budallaki
Analisti Ilir Ibrahimi ka bërë një status pas zhvillimeve në veri që besohet se i dedikohet kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
Ibrahimi shkruan: “Kokëfortësia nuk është trimëri, por budallaki.”
Ai përmend proceset historike nëpër të cilat ka kaluar shtetndërtimi i Kosovës, dhe të cilat sipas tij nuk do të kryheshin me kokëfortësi.
“Të gjitha që i kemi arritur, janë arritur me urtësi dhe mençuri. E mençuria më e madhe është treguar në bashkërendimin e interesave tona me ato të aleatëve ndërkombëtarë.” – ka thënë z. Ibrahimi.