Analist Hoxha: Çka bëmë si popull ta meritonim një pushtetar si Dimal Basha?
Deklarata bullizuese e deputet Dimal Bashës për Rrahman Jasharajn po merr vëmendje të madhe në rrjete sociale. Së fundi, një koment interesant e ka bërë analisti Fadil Hoxha.
Basha tha se “Kurti s’i ka lëshu pe Vuçiqit e Grenellit, t’i palon 50 Rrahmana n’ditë”. Kjo pasi SBAShK-u kërkoi nga anëtarësia e saj që t’i jepte fund grevës më 3 tetor.
Kjo ka irrituar me të drejtë shumëkë, e i fundit që është shprehur është Fadil Hoxha.
“Çfarë "taksirati" patëm ne si popull me i pasë në pushtet të tillët si sojin e Dimal Bashës?!” – ka thënë z. Hoxha.
Duhet të kujtojmë se deputeti Dimal Basha ka bërë vazhdimisht bujë me deklaratat e tij të ashpra e të pakuptueshme kundër grevistëve.