Ambasadorja greke në Serbi: Qëndrimi i Athinës për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar - NACIONALE

Ambasadorja greke në Serbi: Qëndrimi i Athinës për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadorja greke në Beograd, Maria Levanti ka deklaruar se qëndrimi i Athinës për çështjen e njohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar.

Levanti ka deklaruar se raportimet në media se Greqia mund ta njohë Kosovën, nuk janë të vërteta, raporton Danas.

Ajo gjithashtu ka thënë se një gjë e tillë është konfirmuar edhe në nivelin e lartë, duke përmendur vizitën e fundit të presidentes greke Katerina Sakelaropoulou në Serbi, raporton Danas.

Lajme të ngjashme