Ambasadorja e Kosovës në Jerusalem ka kërkuar vigjilencë nga kosovarët që gjenden në Izrael - NACIONALE

Ambasadorja e Kosovës në Jerusalem ka kërkuar vigjilencë nga kosovarët që gjenden në Izrael

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael që të tregojnë vigjilencë të shtuar.

Ajo ka ftuar ata që të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore.

Në profilin e saj në Facbook, ajo ka publikuar edhe numrin e telefonit ku kosovarët që gjenden në Izrael mund telefonojnë për raste urgjente.

“Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase. Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin: +972 586 340450”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme