Szunyog: Themelimi i Asociacionit do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së - NACIONALE

Szunyog: Themelimi i Asociacionit do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka folur rretth draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Kohën, Szynyog theksoi se drafti i propozuar nga BE-ja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“BE-ja ka përpiluar një draft të propozuar që mendojmë se në fakt përmban apo përmbush gjitha ato vijat e kuqe që Kosova ka paraqitur. Ne besojmë se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kështu që për ne është propozim që duhet të pranohet. Po ashtu, kur kryeministri Kurti deklaroi se është i gatshëm për të zbatuar gjithë marrëveshjen, përmendi statutin Kështu që për të siç duket, nëse nënshkruhet, teksti është i pranueshëm. Nga perspektiva jonë, mendoj se asgjë nuk e ndalon Qeverinë e Kosovës ta pranojë këtë propozim.” – tha ai.

Tutje, Szyonyog vlerësoi se themelimi i Asociacionit do t’i ndihmonte Kosovës në rrugën drejt integrimit në BE.

“Nga perspektiva ime, Asociacioni është çështje që ka mbetur gjatë, por është çështje e Kosovës. Asgjë se ndalon Kosovën ta krijojë Asociacionin, pavarësisht se çfarë bën pala tjetër. Në fakt mendoj se kjo do të zgjidhë një numër të çështjeve të tjera. Në një mënyrë aktualisht do ta ndihmojë Kosovën në aspektin e brendshëm, por edhe do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së. Mendoj sërish se duke e pranuar statutin, e me gjasë duke pyetur Gjykatën Kushtetuese të shikojë draftin, nëse është në përputhje.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme