Ambasadori rus në Beograd mburret se “falë diplomacisë ruse” Kosova s’është punë e kryer në OKB - NACIONALE

Ambasadori rus në Beograd mburret se “falë diplomacisë ruse” Kosova s’është punë e kryer në OKB

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori rus në Beogradi, Aleksandar Boçan Harçenko, i cili ende mendon se ka “çështje të Kosovës”, është shprehur se zgjidhja e kontesteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojnë në “favor” të kësaj të fundes, e madje duke ia atribuar meritën diplomacisë ruse se pse Kosova s’është ende punë e kryer në konsolidimin përfundimtar ndërkombëtar siç është anëtarësimi në Kombe të Bashkuara.

Harçenko – i cili edhe ka qenë më vokali në kundërshtim të asaj që në fillim ishte ‘plan frankogjerman’ dhe mëpastaj Marrëveshje Bazike – është shprehur se qëllimi i Perëndimit është “që Serbia ta njohë së pari ‘de facto’ dhe mëpastaj ‘de jure’ Kosovën”.

Tema e Kosovës mbetet në agjendë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sigurisht, ka kontakte dhe diskutime periodike. Po qe se duam negociata efektive dhe zgjidhje të qëndrueshme, duhet t’i kthehemi fjalëve të Rezolutës 12/44 dhe të negociojmë brenda kornizës së saj”, thotë ai.

Sigurisht, pasi që është një Rezolutë e OKB-së, atëherë negociata të këtilla duhet të kthehet në kontekstin e Kombeve të Bashkuara, me pjesëmarrjen e anëtarëve permanent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky është formati i natyrshëm”, ka thënë Harçenko.

Aleksandar Boçan Harenko, siç e citojnë mediat serbe, thotë se Kosova nuk është hequr nga agjenda e Këshillit të Sigurimit të OKB-së “falë diplomacisë ruse”. Gjithashtu Harçenko u thotë mediave se në të ardhmen “mund të ketë gjakderdhje”, “agravim” dhe “shpërthim konflikti” në Kosovë.

Në këtë kontekst ai thotë se Perëndimi “nuk do të lejojë një luftë të shkallës së gjerë, sepse kjo do të ishte kundërproduktive për Bashkimin Evropian”.

Lajme të ngjashme