Ambasadori Raul Molina: Spanja respekton integritetin territorial të Serbisë - NACIONALE

Ambasadori Raul Molina: Spanja respekton integritetin territorial të Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bortolomeo Molina, është shprehur se Spanja do të vazhdojë të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi.

Shefi serb i miqësisë së Serbisë me Spanjën, i shprehu falenderim Spanjës për atë që e quajti “mbështetje parimore” për çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetin duke shprehur edhe shrpesë se Spanja nuk do të ndërrojë qëndrim për çështjen.

Siç raporton Kosovo-Online, ambasadori Molina theksoi që Spanja do të vazhdonte respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetin e Serbisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ai shtoi se lidershipi spanjoll nuk do të votonte kundër interesave të Serbisë në organizata ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme