Ambasadori i Kosovës në Londër i del në mbrojtje deputetes britanike që u kërcënua nga Vuçiqi
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka deklaruar se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca në Kosovë, është kërcënuar dje nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndaj sulmeve të presidentit serb ndaj deputetes britanike ka reaguar ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti.
Ai i ka dal në mbrojtje zyrtares britanike, duke drejtuar akuza ndaj presidenti serbe.
“Aleksandar Vuçiq, ministri famëkeq i informimit në regjimin e Millosheviqit, ka qenë prej kohësh i njohur për aftësitë e tij dinake në orkestrimin e skemave komplekse, duke manipuluar me shkathtësi narrativën me saktësi strategjike për të shtrembëruar realitetin”, shkruan Kapiti në profilin e tij në “Twiter”, raporton Telegraf.
Aleksandar Vucic, the infamous Minister of Information under Milosevic's regime, has long been reputed for his cunning skills in orchestrating complex schemes, deftly manipulating the narrative with strategic precision to distort reality. https://t.co/TpEBzIEPlP
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) July 6, 2023