Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Sulmet verbale ndaj Rohde, të qëllimshme nga regjimi autokratik i Beogradit
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar në rrejetin social tëitter, për sulmet verbale kundër ambasadorit gjerman në Kosovë Jorn Rohde.
Kundër Rohde fillimisht erdhi një deklaratë e Presidentit serb, Vuçiq, i cili e quajti anti-serb, veç pse Rohde, u shpreh i prerë në kërkesën absurde të Serbisë, për t’i kthyer 1 mijë trupa në Kosovë.
E fushata kundër ambasadorit gjerman në Kosovë, vazhdoi edhe në protestën e mbajtur në Rudar, aty ku u panë edhe pankarata kundër ambasadorit gjerman.
Krejt kjo sipas ambasadorit Ajeti, është e organizuar e e qëllimshme që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve. Tutje ai këto sulme i quan të papranueshme dhe provokim të qëllimshëm.
Reagimi i Ajetit:
“Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit 🇩🇪 gjerman në Kosovë, janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve."
Die verbalen Angriffe des autokratischen Regimes in Belgrad gegen den deutschen 🇩🇪 Botschafter im Kosovo @GermanAmbKOS sind inakzeptabel und eine bewusste Provokation, die zum Ziel hat, Extremisten und Wegelagerer im Kosovo 🇽🇰 zu ermutigen. https://t.co/QiCP91dnTj
— Faruk Ajeti (@FarukAjeti) December 24, 2022