Ambasadori i Gjermanisë përgëzon ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit - NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë përgëzon ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgzuar ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës, të cilat ishin nënshkruar në Procesin e Berlinit.

Ai ka thënë se marrëveshjet do të sjellin përfitime për qytetarët e Kosovës.

Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate.” – ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, me 83 vota,deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, konkretisht me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Gjithashtu, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjën për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, më 84 vota, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Kujtojmë se vitin e kaluar në Procesin e Berlinit gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën këto marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.

Lajme të ngjashme