Ambasadori i Francës: Qeveria nuk i ka plotësuar kushtet për heqjen e masave nga BE
Ambasadori i Francës Olivier Guérot, në një intervistë për GazetaExpress, është shprehur se Qeveria e Kosovës ende nuk I ka plotësuar kushtet e nevojshme për heqjen e masave nga Bashkimi Evropian.
“Tërheqja e një pjese të policisë nga ndërtesat komunale është një hap pozitiv, por jo i mjaftueshëm. Masat e marra nga BE janë të kthyeshme. Ato nuk u morën lehtë, por qeveria e Kosovës ende nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për heqjen e tyre. Shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti. Ka projekte konkrete që janë të bllokuara, siç është ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujrave të ndotura për Prishtinën dhe tre komunat përreth.” – ka thënë ai
Ndryshe, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pati thënë se nuk e kupton pse BE nuk po i heq masat ndaj Kosovës, tash pas marrëveshjes për shtensionim në Bratisllavë.