Ambasadori i Britanisë: Duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por bllokada zgjidhet me kompromis politik - NACIONALE

Ambasadori i Britanisë: Duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por bllokada zgjidhet me kompromis politik

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur hapur shqetësimin e tij për situatën institucionale në vend, duke e cilësuar atë si më serioze sesa perceptohet.

Në një intervistë të publikuar të mërkurën nga Radio Gorazdevac, diplomati britanik theksoi rëndësinë e momentit aktual dhe vlerësoi se kriza politike në Kosovë është më e thellë se sa thjesht një çështje ligjore apo kushtetuese.

“Sipas mendimit tim, ende jemi në një fazë ku pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është një çështje që duhet të zgjidhet përmes kompromisit politik ndërmjet partive. Kjo është në thelb zemra e problemit. Kushtetuta dhe ligjet përbëjnë kuadrin, por është detyrë e partive që të bien dakord për rrugën përpara,” u shpreh Hargreaves.

Lajme të ngjashme