Ambasadori gjerman thirrje për liderët politikë që “të fokusohen në interesat e Kosovës”
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph u bëri thirrje aktorëve politikë në Kosovë të fokusohen në interesin e vendit dhe në avancimin e agjendës evropiane.
“Mesazhi për të gjithë aktorët politikë… është të mendojnë se çfarë është më e mira për vendin”, deklaroi ai.
Ai theksoi se “ne si miq… nuk mund ta krijojmë këtë vetë”, duke nënvizuar se progresi duhet të vijë nga brenda.
Sipas tij, institucionet stabile janë kyçe për ruajtjen e momentumit pozitiv.
Ambasadori shtoi se partneriteti me Kosovën mbetet i fortë, me fokus në ekonomi dhe integrim në BE.
Ai kërkoi edhe zbatim të kujdesshëm të ligjeve, për të mos dëmtuar jetën e qytetarëve.