Ambasadori gjerman: Normalizimi të përfundojë me njohje reciproke, nëse Kosova e Serbia duan t’i bashkohen BE-së - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Normalizimi të përfundojë me njohje reciproke, nëse Kosova e Serbia duan t’i bashkohen BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje.

Në një shkrim në “X” ai ka thënë se kjo duhet të ndodhë, nëse Kosova dhe Serbia duan t’i bashkohen BE-së.

Në fund, ai ka thënë se nevojiten vendime të guximshme.

“Normalizimi duhet të rezulojë në njohje, nëse Kosova dhe Serbia duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh, ajo që emërohet si “hap pas hapi” del të jetë “ti kështu, edhe unë ashtu” që nuk ndihmon asnjëren palë. Nevojiten vendime të guximshme.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme