Ambasadori gjerman i pakënaqur me Qeverinë Kurti: Do të doja të shihja një qeveri që dëgjon aleatët e saj - NACIONALE

Ambasadori gjerman i pakënaqur me Qeverinë Kurti: Do të doja të shihja një qeveri që dëgjon aleatët e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ku ka shprehu pakënaqësinë me Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Më saktësisht, ambasadori Rohde ka theksuar pakënaqësinë e tij me mospërmbushjen e kërkesave të aleatëve për shtensionimin e situatës.

Në raportimin e Kohës, ambasadori gjerman ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i dëgjojë partnerët ndërkombëtarë.

“Do të doja të shihja një qeveri që dëgjon aleatët e saj më të afërt dhe fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur gjatë javëve të kaluara. Gjatë zhvillimeve shumë shumë sezioe dhe na duhet një zgjidhje urgjente e nuk na nevojitet të flasim për njëri-tjetrin, por me njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme