Ambasadori gjerman godet Listën Serbe: Pse nuk e dënuan sulmin ndaj gazetarëve?
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka dënuar sulmin e djeshëm ndaj gazetarëve të bandave kriminale në veri të vendit.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka pyetur se pse Lista Serbe nuk e ka dënua një sulm të tillë.
Sipas tij, të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre për të shtensionuar situatën.
“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Serbe mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të shtensionuar situatën”, ka shkruar Rohde.
The brutality of this scene is shocking. Where is this supposed to end? Many have condemned this unacceptable act of violence, but unfortunately so far I don’t see any reaction by SL representatives among them. Why? Everyone needs to do their part to de-escalate the situation. https://t.co/LvzfZwsAIW
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 17, 2023